“Tour de France 2025”/ Etapa e parë fitohet nga belgu Filipsen

Nisi sot edicioni i 112-të i ‘Tour de France’, fanella e parë e verdhë për Jasper Filipsen

Belgu Jasper Filipsen (Alpecin-Deceuninck) fitoi fazën hapëse të Turit të Francës, një segment prej 184.9 km rreth Lilë, për të marrë fanellën e parë të verdhë të garës së këtij viti 2025.

I udhëhequr me mjeshtëri nga Van der Poel dhe Groves në kilometrin e fundit, ai mundi një grup prej rreth 30 çiklistësh që luftuan për fitoren.

Vendi i dytë për Biniam Girmay (Intermarché-Wanty), i treti Søren Wærenskjold (Uno-X Mobility). Vendi i katërt për Anthony Turgis (Team TotalEnergies), i pesti për italianin Mateo Trentin (Tudor).

Nesër do të zhvillohet etapa e dytë në asfaltin; Lauwin-Planque – Boulogne-sur-Mer me gjatësi 209.1 kilometra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!