Reali mposht Dortmundin dhe gjën PSG-në në gjysmëfinale

Çerekfinale Kupa e Botës për Klube:
Real Madid- Dortmund 3-2 (Gonzalo Garsia 10′, Fran Garsia 20′, Mbape 90+4′ / Beier 90+3′, Girasy 90+8′)
Në ‘MetLife’ (Nju Xhersi), impiantin ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës për Klube 2025, Reali i Madridit dhe Borusia Dortmund diskutuan biletën e fundit gjysmëfinale.
Ndeshja nisi më së miri për Los Blancos të cilët me zbulimin e këtij Botërori, Gonzalo Garsia, shënuan që në të 10′-ën për 1-0. Goli i dytë i madrileneve erdhi 10′ minuta më vonë teksa këtë radhë ishte ‘Garsia 2′ ai që dyfishoi në të 20’-ën. Pjesa tjetër e lojes e vakët në gola, por deri kur?
Tre të tillë u shënuan pas minutës së 90′ duke mbajtur në tension për pak sekonda skuadrën e Ksabi Alonsos. Fillimisht shënoi Beier 90+3 më pas Mbape për Realin 90+4′ dhe në fund Dortmund me Girasy shënoi përmes një penalltie në të 90+8. Reali në gjysmëfinale por këtë radhë pa mbrojtësin Huijsen i cili u ndëshkua me të kuq.
Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube
8/7 ora 21:00 Fluminense-Çelsi
9/7 ora 21:00 PSG- Real Madrid /Sportiim.al/