Finale e parakohëshme, PSG eleminon Bajernin në sfidën dinamike…

FIFA Kupa e Botës për Klube: PSG-Bajern Mynih 2-0 (Doue 78′, Dembele 90+6′)

Musiala dëmtohet rëndë, Tomas Myler mbyll zyrtarisht me bavarezët.

Përballje epike mes dy ekipëve që konsideroheshin si skuadra që mund t’i shkonin deri në fund Botërorit për Klube 2025 në SHBA.

Në Atlanta, dy gjigandët europianë edhe pse luajtën në orar të papërshtashëm me orën amerikane, dhuruan përgjatë gjithë takimit emocione të jashtëzakonshme.

Në fakt, sfida ndizet në minutën e 31′ teksa Kvaraskelia për francezët, i shkoi shumë pranë golit me portierin Nojer që bëri heroin. Indicje kjo për bavarezët të cilët deri në fundin e pjesës së parë ushtrojnë presion dhe i afrohen tre herë golit. Megjithatë në kohën shtesë të këtij fraksioni, një përplajse e portierit Donaruma me mesfushorin gjerman Musiala i shkakton këtij të fundit një dëmtim mjaft të rëndë…

Në të dytën, sërish është Bajern ai që dikton duke rritur sulmet në 30 metrat e fundit. Sidoqoftë sfida duket se ende nuk ka “nisur”. Në minutën e 78′ Doue pas gabimit të Kejn në mesfushë, ekzekuton goditjen vrastare për PSG duke mposhtur portierin Manuel Nojer i cili deri pak minuta më parë ishte fantastik (deri kur gaboi me topin dhe Dembele, me portën bosh gjuajti jashtë).

Tre minuta më vonë, skuadra e Luis Enrikes mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të futbollistit Ulliam Paço (takë mbi këmbën e Goretska). Minutat rrjedhin dhe një tjetër karton i kuq për Lukas Hernanadez duke lënë Parisin me 9-të lojtarë.

Me Bajernin të gjithin në sulm vjen goditja fatale e Dembelesë i cili në të 90+6 shënon dhe golin e dytë. Kështu me vërshëllimen e fundit të anglezit Entoni Tejlor (gjykim në lartësi), Bajerni e sheh vetën të eleminuar ndërsa, PSG pret të mësojë rivalin në gjysmëfinale ndërmjet Realit dhe Dortmundit i cili luhet këtë mbrëmje në orën 22:00./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!