Euro Women’s 2025/ Kampionet angleze përballë Francës, Grupi D me dy takime
Euro 2025 për femra që po zhvillohet në Zvicër vjen sot me dy takime të Grupit D. Në orën 18:00 Uells-Holandë që zhvillohet në Lucernë ndërsa në orën 21:00, takimi Francë- Angli me duelin e madh i cili do të diskutohet në Zyrih.
Deri tani janë zhvilluar ndeshjet e para në grupet A, B dhe C teksa veç fitores së thellë të Spanjës ndaj Portugalisë 5-0 (Grupi B) apo dhe të Gjermanisë dje me Poloninë 2-0 në Grupin C, të tjerat kanë rezultuar mjaft ë luftuara dhe se shifrat kanë qënë të ngushtë.