Çiklizëm/ Starton Turi i Francës, kompeticioni më i ndjekur në planet

Nga nesër 5 korrik deri në 27 korrik 2025 do të zhvillohet ‘Tour de France’. Në këtë turne të 112-të njeriu për t’u mundur duket se do të jetë numri 1 në këtë sport Tadej Pogaçar i cili së bashku me Jonas Vingegard apo dhe Remco Evenepoel duket se do të jenë favoritë të mëdhenj.

Tre javë nëpër Francë, male legjendare, çiklistë të shkëlqyer, mijëra tifozë që rreshtohen nëpër rrugë dhe një finale e madhe në Champs-Élysées: Tour de France 2025 premton të jetë përsëri një emocion për të gjithë adhuruesit e sportit të çiklizmit anembanë botës.

Pelotoni i parë do të nisë nga qyteti verior i Lilë dhe do të duhet të përshkojë më shumë se 3,000 kilometra në 21 etapa nëpër rrugët e Francës, përpara se të arrijë në vijën e finishit në rrugën legjendare në Paris më 27 korrik.

Dhe pyetja e parë lidhet me fituesin eventual. A do të arrijë Tadej Pogaçar të ruajë titullin e tij dhe të shtojë një Grande Boucle të katërt në listën e tij si kampion?

Një total ky edicion me 21 etapa, përbëhët prej 184 çiklistësh nga 23 ekipe do të nisin Grande Boucle në Lillë më 5 korrik.

Ekipet dhe çiklistët pjesëmarrës të Turit të Francës 2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!