Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: Humbja e Zhotës, shkatërrues për të gjithë

Sër Keir Rodney Starmer, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, foli sot për tragjedinë që ka goditur familjen Zhota, Portugalinë e veçanerisht Liverpulin dhe të gjithë tifozët e tyre këtë mëngjes, pas lajmit për vdekjen e Diogo Zhotës:

“Le të fillojmë me Zhotën sepse ky është një lajm shkatërrues. Jam i sigurt se flas në emër të të gjithëve kur them se mendimet tona të para janë me familjen e tij dhe, në veçanti, me miqtë e tij.”

Më pas vijoji: “Por ka miliona tifozë të Liverpulit, tifozë të futbollit dhe jo-tifozë, të cilët u tronditen nga kjo. Klubi i Futbollit Liverpul sapo ka lëshuar një deklaratë, dhe mendoj për aq sa kuptoj unë, se është me të vërtetë e rëndësishme të mbahet mend se sa e vështirë do të jetë kjo për miqtë dhe familjen e tij”, tha kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!