Gruda te Egnatia, Zharmuni ‘zile’ marokene, Flamurtari shton stafin…

Sulmuesi shkodran Ildi Gruda nis seancat përgatitore me kampionët e Egnatias.
Enis Fazllagiç transferohet te KF Vora në Superiore. Mesfushori 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut (Velesi), do të jetë pjesë e Vorës sezonin e ardhshëm, pasi mbylli aventurën me Visla Krakov, teksa më herët ka qenë pjesë e Skopje, Shkëndijës, MSK Zilina, Dunajska Streda dhe Gornik Leczna.
Orgest Gava mbyll karriereën si futbollist në moshën 35-vjeçare dhe nis një kapitull të ri si trajnues duke startuar si zëvendëstrajner i AF Elbasanit.
Anibal Gonzalez i bashkohet Flamurtari Football Club si përgatisës atletik.
Partizani nga sot, spostohet në “Shtëpinë e Futbollit”, për të kryer seancat stërvitore.
Sulmuesi i Tiranës, Ualid Zharmuni është shumë pranë nënshkrimit me klubin maroken Hassania d’Agadir.