E rëndë, humb jetën sulmuesi i Liverpulit

Marca njofton se sulmuesi i Liverpulit Diogo Zhota dhe vëllai i tij Andre kanë humbur jetën ne një aksident automobilistik. Portugezi 28 vjeçar po parakalonte një makinë tjetër në autostradën A-52 , pranë rajonit Zamora të Sanabrias, kur goma e Lamborghini-t shpërtheu. Automjeti luksoz ku udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga dhe mori menjëherë flakë.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë parakalimit”, njoftoi Garda Civile.

Duke shtuar: “Ndodhi në orët e para të mëngjesit, ora lokale 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën.”

Pyetjes lidhur me identitetin e personave të përfshirë në aksident, Garda Civile iu përgjigj: “Lojtari dhe vëllai i tij, Andre Silva”.

Ndërkohë për humbjen e vëllezerve Zhota kanë reaguar nga e gjithë bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!