Starton Europiani i Femrave, 16 kombëtare për trofeun në Zvicër

Me përfundimin e fazës kualifikuese, 16 të kualifikuarat nisin nga nesër finalet e Kampionatit Europian të Femrave UEFA 2025, që do të mbahet në Zvicër nga 2 deri më 27 korrik.

Grupet e EURO 2025 për femra

Grupi A: Zvicra (organizatore), Norvegjia, Islanda, Finlanda
Grupi B: Spanja, Portugalia, Belgjika, Italia
Grupi C: Gjermania, Polonia, Danimarka, Suedia
Grupi D: Franca, Anglia, Uellsi, Holanda

Ndërkohë nesër 2 korrik starti i Europianit për Femra i takon duelit të Grupit A, Islandë-Finlandë. Ai luhet në Tun dhe starton në orën 18:00. Po nesër në të njëjtin grup radha e vendaseve të Zvicrës të cilët përballen në orën 21:00 me Norvegjinë në Bazel.

Kampionia në fuqi Anglia, luan më 5 korrik (21:00 në Zyrih) me Francën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!