Reali kalon Juven, vendos goli i Gonzalos

Real është shumë për këtë Juventus: Los Blancos fitojnë 1-0 falë një goli të Gonzalo Garcias shënuar në të 54′ për ta katapultuar Realin në 1/8-at e Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet nga 14 qershori në SHBA.

Në fakt ndryshe nga paraqitja me Sitin, bardhezinjtë e Tudor lujtën shumë më mirë duke besuar vërtetë se mund të mposhtnin një ekip objektivisht më superior si Real Madridi. Në gjysmën e parë të orës italianët patiën një mundësi për të dëmtuar spanjollët, por më pas madrilenët e Alonsos morën kontrollin e lojës duke evidentuar cilësitë që mbartin.

Skuadra e Realit i mbajti nën presion rivalët në 30 metrat e fundit: Goli i fitores i Gonzalo Garcias ishte logjikë e asaj pjese të dytë të nisur me marsh shumë të lartë. Tudor mund të jetë i kënaqur, megjithatë: ekipi i tij luajti deri në fund kundër njërës prej anijeve luftarake të futbollit evropian.

Ndërkohë preku topin për herë të parë në këtë turne Mbape. Të listuar ishin dhe Karvajal e Militao (rekuperuar nga dëmtime të gjata) por Alonso nuk i hodhi në fushë.

Tani Reali pret ndeshjen e orës 03:00 të mengjseit për të mësuar se me cilën skuadër do të luajë në fazën gjysmëfinale. Dortmund apo Monterrej i Serxhio Ramos, kjo mësohet pak orë më vonë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!