Përfundon ‘era’ Berluskoni, Monza shitet te amerikanët

Klubi italian i Monzës është shitur nga kompania “Fininvest”, e cila ishte në pronësi të familjes Berluskoni te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, me seli në Nju Jork.

Fininvest S.p.A. dhe Beckett Layne Ventures (BLV) njoftojnë se kanë nënshkruar sot një marrëveshje për shitjen e 100% të kapitalit aksionar të AC Monza te BLV. Transaksioni parashikon një transferim fillestar të 80% të aksioneve këtë verë, ndërsa 20% e mbetur do të shitet deri në qershor 2026”.

Me këtë njoftim për shtyp, Fininvest, e cila do të mbajë një përfaqësim në Bordin e Drejtorëve të klubit – në përputhje me aksionet e mbetura – deri në verën e ardhshme, ka njoftuar fundin e një epoke si ajo e familjes Berluskoni në krye të Monzas, e cila zgjati nga shtatori 2018 deri më sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!