F1/Norris hap çështjen titull, e radhës në shtëpi
MekLaren-ët dominojnë Çmimin e Madh të Austrisë, duke e mbyllur atë me fitoren e Lando Norris. Dy makinat portokalli krijuan menjëherë një diferencë të konsiderueshme me ndjekësit e tyre dhe më pas e gjetën veten duke luftuar për fitoren. Norris doli në krye, duke ia dalë mbanë sulmeve të Piastrit (i dyti) përpara se të merrte një diferencë të madhe dhe të merrte fitoren e tij të shtatë në F1.
Ky pozicion i Noriis ka bërë që lufta për titull kampion bote në F1 për këtë edicion të fokusohet si rrallë herë brenda të njëjtës skuderi. Tani Piastri kryeson me 216 pikë ndërsa Norris është afruar me vetëm 15 pikë larg (201).
Ndalesa e radhës është këtë fundjavë në Britani të Madhe teksa në pisten e Silverstone garohet për raundin e 12-të nga 24 gara të parashikuara nga FIA. Aty ku Lando Norris ‘xhiron’ në shtëpi.
Për t’u evidentuar vendi i tretë siguruar nga Leklerk (Ferrari) si dhe situara me tërheqjen nga gara e kaluar e Maks Verstapen me Red Bull. Holandezi vijon të mbajë vendin e tretë me 155 pikë./Sportiim.al/
