Bicaj lë Burrelin, pista e radhës mbetet…enigmë

I mahniti të gjithë me punën e bërë te Burreli. Sezoni që sapo u mbyll i pa matjanët me lezhjanin në timon, të luftonin deri në fund për një biletë Superioreje.
Duke dueluar e tronditur ekipe si Flamurtari, Besa, Vora, Apolonia etj por tani kur në prag është edicioni i ri, Ditmar Bicaj thotë se ka mbyllur me Burrelin.
Njoftimi i rij në rrjete sociale tregon thjesht ndalesën e bashkëpunimit por pa specifikuar të ardhmen.
Në fakt ka ditë që emri i tij është lakuar me mundësi trajnimi te Kombëtarja e Ruandës apo dhe te Tirana.
Kjo e fundit starton me përgatitjet më 5 korrik ndërsa ende nuk ka liçensuar stafin e ri teknik./Sportiim.al/