Al Hilal i Inzagit, turpëron Sitin në Botërorin e Klubeve

Në duelin per 1/8-at e Botërorit per Klube Al Hilal ka fituar 4-3 me Mançester Sitin këtë mengjes duke bërë një nga befasitë me te medha te turneut global.
Loja e rregullt përfundoi 2-2 ndërsa në shtesën 2×15′ arabët arritën të shënonin dhe dy herë kundrejt një të Sitit duke marrë biletën çerekfinale.
Ndërkohë në mbrëmje zhvillohet dhe sfida e parafundit përpara se të mësohen të 8 skuadrat dhe çiftet përfundimtare të fazës për 1/4-at e Botërorit të Klubeve. Real Madrid – Juventus me përballjen që do të startojë në orën 21:00 dhe luhet në ‘Miami Gardens’ (Florida). Mbyll këtë tur dueli i orës 03:00 i datës 2 korrik me Dortmund- Monterrej.
“E jashtëzakonshme”. Kjo është fjala që Simone Inzagit, trajnerit të Al Hilal që përdori për të përshkruar fitoren 4-3 të Al-Hilal ndaj Mançester Sitit, një ndeshje e vlefshme për raundin për 1/8-at të Kupës së Botës për Klube. Pas vërshëllimes së fundit, e cila erdhi në fund të 120 minutave drithëruese, trajneri i klubit saudit foli për shtypin: “Çelësi i këtij rezultati ishin lojtarët, zemra që ata vunë në fushë”, fjalët e raportuara nga Sky Sport Uk./Sportiim.al/