MotoGP/ Markez absolut në garën Sprint, nesër Çmimi i Madh i Holandës

Mark Markez fitoi Garën Sprint të Çmimit të Madh të Holandës, duke marrë fitoren e tij të nëntë të sezonit nga dhjetë gara duke konfirmuar dominimin e tij në Kampionatin Botëror MotoGP.

Piloti i Ducati-t u nis me vrull nga vendi i katërt në radhë, teksa në fund të xhiros së parë kaloi Kuartararo e nisur nga Pole Position me Yamaha (francezi e përfundoi garën e tij në zhavorr), pastaj i rezistoi përpjekjeve sulmuese të vëllait të tij Aleks, i detyruar të kënaqej me një tjetër vend të dytë.

Në podium me ta ishte një Marko Bexeki me Aprilia zyrtare. Një garë për t’u harruar për Francesco Bagnaia, i cili nisi i dyti, por përfundoi i pesti.

Ndërkohë edhe Mark Markez vazhdon të udhëtojë me ritëm të shpejtë drejt titullit të tij të nëntë botëror: ai tani është 43 pikë përpara vëllait të tij Aleks i cili, pavarësisht se i qndroi ngjitur për një kohë të gjatë, nuk dha kurrë përshtypjen se ishte në gjendje ta sulmonte vërtet. Për të, ishte vendi i nëntë i dytë nga dhjetë Gara Sprinti, gjithmonë pas Mark.

Gara për Çmimin e Madh të Holandës zhvillohet nesër ora 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!