Memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës

Lëvizje e KOKSH dhe Komitetit Olimpik të Kinës, arrihet bashkëpunimi i rëndësishëm

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kinez, Gao Zhidan, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi, me qëllim rritjen më tej të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit sportiv, si dhe promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë të dy Komiteteve Olimpike.

Memorandumi do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave në disiplina të ndryshme sportive, trajnime, shkëmbime eksperiencash në administrim sportiv, si edhe një vëmendje e shtuar në shkencë dhe mjekësinë sportive, që do të realizohet përmes Universiteteve të Sportit të të dy vendeve.

Presidenti Fidel Ylli e cilësoi firmosjen e këtij Memorandumi një moment historik për sportin shqiptar dhe se ndihma që do të ofrojë Kina, si një superfuqi botërore, do të jetë shumë e vlefshme për federata dhe disiplina të ndryshme sportive.

Presidenti Gao Zhidan e vlerësoi përpjekjet e Komitetit Olimpik Shqiptar për të bashkëpunuar me Kinën dhe se Komiteti Olimpik Kinez e konsideron Komitetin Olimpik Shqiptar një partner të rëndësishëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!