Laçi zgjedh Rui Amorim për sezonin e ri futbollistik

…ndërkohë trajner i portierëve te kurbinasit u caktua Tiago Torkato
Rui Amorim (Rui Miguel Félix Amorim Reis), 48 vjeçari i lindur në Porto është trajneri i ri i Laçit. Ai ka drejtuar disa skuadra kryesisht në nivelin e dytë në Portugali por ka asistuar edhe te Boavista e Portos. Në vitin 2023-2024 u bë trajner i Znojmo në Çeki për të kaluar së fundi te indianët e Sreenidi Decan FC.
Njoftimi i klubit bardhezi:
KF Laçi ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC.
KF LAÇI i uron mirëseardhjen trajnerut të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re.