Shkëlqen Dinamo, Vllaznia dështon në testin me Koper

Dinamo e Ilir Dajës tregon dhëmbët përballë Ballkanit të Orges Shehit. Blutë kryeqytetas kanë fituar me rezultatin 4-1 ndeshjen përballë ish skuadrës së trajnerit aktual të Dinamo Sitit. Nani, Bregu dhe Mandela (dy herë) vendosën këtë test.
Ndërkohë Vllaznia e spostuar për fazë përgatitore në kampingun e Maribor në Slloveni luajti sot miqësoren e parë në tokën sllovene me Koper.
Pas barazimit të pjesës së parë 1-1 në të dytën ekipi kuqeblu mori katër gola të tjerë e duke shënuar dy. Në fund shifrat finalë 5-3 për skuadrën sllovene./Klevis Bejkolli/