Korabi nis nga trajneri, Deliallisi rinovon me dibranët

Alfred Deliallisi nis punën sezonale me Korabin e Peshkopisë që militon në Kategori të Parë. Ish trajneri i Erzenit shihet si pikë e fortë e grupit të ri për të luajtur shanset e Korabit në nivelin e dytë të futbolit shqiptar.
Klubi e ka njoftuar lajmin në kanalet zyrtare të tij.
Deliallisi në drejtim të KF Korabi për 2025-2026!
Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi.
Sot, pas një vizite në qytetin tonë të Peshkopisë dhe ambientet sportive të klubit, u zhvillua prezantimi zyrtar i trajnerit dhe u shpalosën objektivat ambicioze për sezonin e ardhshëm. Me punën e përbashkët dhe përkushtimin, jemi të bindur se do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.
Bashkë me ju, ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e Korabit!