Egnatia tregon forcë në Bullgari, dy gola CSKA 1948

Pas barazimit me Iberia-n (2-2) Egnatia triumfon në miqësore edhe ndaj vendasëve të CSKA 1948.
Egnatia luajti sot në Bansko të Bullgarisë me CSKA 1948 një test miqësor. Pikërisht aty ku po përgatitet për ndeshjen e parë të Champions League, turi i parë ndaj Brediablik në ‘Arena Egnatia’ (8 korrik).
Në këtë takim Edlir Tetova hodhi në fushë më të mirët e mundshëm duke nisur nga Dajsinani në portë për të vijuar me Xhemajli, Sota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Ujka, Lushkja, Fernando afrimi i verës Kastriot Selmani dhe Saliu Guindo.
Pjesa e parë u mbyll 0-0 ndërsa në të dytën rrogozhinasit fituan një penallti të cilën e shndërroi në gol i zakonshmi Regi Lushkja. Më pas ishte radha e të rikthyerit në fushë (pas rekueprimit nga një dëmtim i gjatë) i Edison Ndrecës./Sportiim.al/