E rëndë, Lion zbret nga Ligue 1, feston Reims

Rrëzimi në Ligue 2, reagon Lion: “Vendim i pakuptueshëm, do të apelojmë”
Olimpik Lion skuadra e njohur franceze u sanksionua këtë mbrëmje me rënie administrative në Ligue 2. Kjo ka ardhur për shkak të borxheve që klubi i njohur francez ka. Ishte Direction nationale de contrôle de management (DNCG), “Polici financiar” i njohur i futbollit francez që dha këtë vendim të rëndë për një klub të madh si Lion.
Edhe pse klubi i John Textor ka shumë të ngjarë të apelojë këtë vendimndërsa ka shtatë ditë afat për ta bërë këtë pse jo dhe në nivele të tjera gjykimi nëse rënia konfirmohet, ka nga ata që do të përfitonin nga fatkeqësitë e tij.
Në fakt, siç raportohet nga RMC Sport, do të ishte Reims ai që po buzëqesh. Sipas nenit 520 të rregullores së garave sportive të LFP-së, “në rast se një klub i kualifikuar për sezonin pasardhës në Ligue 1 heq dorë nga pjesëmarrja e tij ose nuk i plotëson kriteret e kërkuara, ose përjashtohet nga promovimi me vendim të DNCG-së ose ndonjë organi tjetër, përfshirë atë disiplinor, klubi humbës i play-off-it rikthehet në kategorinë e parë”.