Situatë lufte në Salerno, vendasit zbresin në C dhe nga Disiplina

Stola të thyer fluturojnë kudo, tentativë për të hyrë masivisht në fushë, ndeshja u pezullua përfundimisht…sot masat ndëshkuese për Salernitanën.

Salernitana- Sampdoria luajtur mbrëmë për ndeshjen e kthimit të fazës play off (fituar nga Samp 0-2) u kthye në arenë vandalësh duke bërë që fati i Salernitanës për të zbritur në Serie C të shoqërohet me masa administrative.

Sot kanë ardhur vendimet: Humbje 0-3 me rezultatin e parazgjedhur dhe detyrimi për të luajtur dy ndeshje pa tifozë. Këto janë sanksionet që gjyqtarja sportive e Serie B, Ines Pizano, i ka dhënë Salernitana-s në lidhje me ndeshjen e kthimit me Sampdorian të luajtur dje në mbrëmje në stadiumin ‘Arechi’.

Vandalizmi nisi në minutën e 18-të të pjesës së dytë teksa një grup tifozësh të Salernitana-s, të pozicionuar në sektorin e poshtëm të Curva Sud, u përpoqën të hapnin portën hyrëse në zonën e lojës, por nuk mundën ta bënin këtë për shkak të ndërhyrjes së forcave të policisë të pozicionuara për të mbrojtur hapësirën. Menjëherë më pas, në sektorin Distinti në anën e Curva Sud, tifozë të tjerë të Salernitana-s arritën të hapnin portën hyrëse në zonën e lojës pa qenë në gjendje të hynin sepse u bllokuan nga rojet dhe forcat e policisë.

Më pas, në minutën e 21-të të pjesës së dytë, ndeshja u pezullua përkohësisht për shkak të hedhjes në fushë dhe në zonën e lojës, kryesisht nga sektori Curva Sud, por edhe nga Distinti dhe Tribuna, të fishekzjarreve të shumta, bombave tymuese dhe të tjerë “eksplozivë” si stola të thyer.

Për shkak të vazhdimit të kësaj situate, drejtuesi i ndeshjes, pasi foli me personin përgjegjës për rendin publik, i ftoi ekipet të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Pas rreth tridhjetë minutash, në marrëveshje me të gjitha palët, loja rifilloi në fushë, por, pas disa çastesh, filloi përsëri mungesa e përmbajtjes nga mbështetësit e Salernitana-s, duke e detyruar kështu personin përgjegjës për rendin publik të urdhëronte pezullimin përfundimtar të ndeshjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!