Duro zgjedh trajnimin te Liria e Prizrenit

Elbasanasi Klodian Duro, ish mesfushori i njohur, tani me rol trajneri ka marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës.

Më parë, Duro ka drejtuar skuadra si Kukësi, Luftëtari, Kamza,Lushnja apo dhe në Kosovë si Feronikeli, Lushnja dhe Gjilani. Klubi kosovar njofton përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton.”, shkruan Liria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!