Belingam: Fushat e Botërorit të Klubeve problem i madh për të luajtur…

Shënoi një gol pas një aksioni model të Realit dje në ndeshjen e Grupit H (ndaj Paçuka 3-1) të Kupës së Botës për Klube mirpo Xhud Belingam i bashkohet radhëve të yjeve të futbollit që nuk po ndihen mirë në fushat e lojës që po gjejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Asi i Real Madridit, duke folur për Mail Sport, tha: “Fushat nuk janë dhe aq të mira. Topi mezi kërcen. Toka është gjithashtu e fortë për gjunjët. Shpresoj që dikush do ta marrë në konsideratë, duke pasur parasysh vitin e ardhshëm”.

Mesfushori anglez po i referohet qartë Botërorit të ardhshëm e planifikuar për vitin 2026 që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Kështu nëse Kupa e Botës për Klube është një provë gjenerale për ngjarjen e ardhshme që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, është më mirë që ata që janë përgjegjës të ndërmarrin veprime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!