Vllaznia spostohet në Maribor për fazë përgatitore

Mengjesin e sotëm nga Shkodra drejt Rinasit. Më pas fluturimi për në Slloveni dhe mbrritja në Maribor aty ku kuqeblutë do të imponohen në kampingun me të njejtin emër për disa ditë.
Trajneri Martini do vijojë me përgatitjet intensive në sherbim të takimit me letonezët e Daugavpils, që vlen për turin e parë në Ligën e Konferencës. Ky takim i vajtjes është i programuar për datën 10 korrik. Ndërkaq Vllaznia ka planifikuar edhe zhvillimin e disa ndeshjeve miqesore.
Klubi njofton:
Ekipi i Vllaznisë ka mbërritur me avion paraditen e sotme në Slloveni, për të zhvilluar në këtë vend pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane.