Mark Markez shkëlqen me dopietë në Itali, Banjaia humb podiumin

Pas suksesit të tij në garën Sprint të shtunën, Mark Markez kthehet drejt fitores së Çimit të Madh në Muxhelo (Itali) pas njëmbëdhjetë vitesh në formatin standard.
Pioti i Ducati lë pas vëllain e tij Aleks dhe Fabio Di Xhanantonio. Gara e nëntë e Kampionatit Botëror pati një fazë shumë të nxehtë në tre xhirot e para nga njëzet e tre xhirot e planifikuara, me një seri të gjatë parakalimesh dhe kundër-parakalimesh midis dy vëllezërve Markez dhe Banjaia, duke përfshirë disa kontakte të lehta të garuesëve të kreut.
Duke marrë përfundimisht kryesimin, Mark Markez arriti një avantazh minimal por të mjaftueshëm ndaj vëllait të tij më të vogël në Ducati Gresini, ndërsa Françesko Banjaia në xhiron e parafundit humb podiumin teksa Fabio Di Xhanantonio me Ducati VR46 e parakalon.
Vendi i pestë për Marko Bexeki e me radhë Morbideli, Fernandez, Akosta, Binder e Ogura që mbyll top 10-të. Botërori i Moto GP kryesohet nga numrë 93 Mark Markez me 270 pikë. Ndjek Aleks markez me 230 e Peko Banjaia me 160 pikë
