Franca përmbys danezët, shkon në gjysmëfinale të Euro U21

Euro U21 në Sllovaki, luajti sot në 18:00 çerekfinalen e tretë mes Danimarkës dhe Francës. Një ndeshje në të cilën gjithçka dukej gati e përfunduar për danezët, të cilët në fund, iu desh t’i dorëzoheshin fuqisë së bluve të rinj.
Ngjau gjithçka në këtë takim. Ishin danezët e vegjël ata që kaluan përpara në të 18′ me Bishof. Në fundin e pjesës së parë (44′) Sise barazoi për francezët të cilët në startin e së dytës e panë sërish vetën poshtë një goli. Këtë radhë Danimarka shënoi me Sorensen (49′).
Ndërkaq kur dukej se Danimarka do t’i bashkohej Holandës dhe Anglisë në turin tjetër, vjen goditja transalpine. Në të 84′ dhe 85′ Franca U21 shënon dy herë me Merlin dhe Tel (2-3 final) duke avanacuar më tej.
Sakaq në 21:00 çerekfinalja e fundit Gjermani- Itali. Fituesi takohet në gjysmëfinale pikërisht me Francën. Çifti tjetër, i përcaktuar dje, i takon duelit Holandë-Angli./ Sportiim.al/