Mark Markez, kampioni i rikthyer, rivali i vetëm Aleks…Markez

Në vitin 2013 ai u bë piloti i parë që nga Keni Roberts në vitin 1978 që fiton titullin MotoGP që në sezonin e tij të parë, dhe më i riu që fiton titullin në tërësi, në moshën 20 vjeç e 266 ditë. Më pas Mark Markez me nofkën “el tro de Cervera”, ndërsa kishte fituar dhe 2 tituj në 125 cc dhe Moto2, arriti të regjistrojë dhe 5 tituj të tjerë në MotoGP duke i derguar shifrat në 8-të të tillë mbi motorë.

Problemet me rrëzimet në 2020 dhe rekuperimi i ngadaltë por dhe ndrrimi i skuderive e shoqëruan kampionin 32 vjeçar spanjoll deri në fundin e Botërorit të kaluar teksa atë sezon garonte me Ducati.

Ndërkohë pasi u kthye në sezonin 2021, ai fitoi tre gara në Gjermani, Austin, Mizano dhe pati një vend të dytë në Aragon, por për shkak se humbi dy garat e para dhe dy garat e fundit të sezonit, përfundoi vetëm i 7-ti në fund.

Këtë botëror po me Dukati dhe numrin e preferuar ’93’, Markez po e interpreton mjaft mirë. Ai kryeson edicionin me 233 pikë dhe rreziku më i madh i tij paradoksalisht figuron i vëllai Akes Markez (Racing Gresini) me 201 pikë.

Mark ka triumfuar në katër gara nga tetë të zhvilluara deri tani. Këtë fundjavë vjen Çmimi i Madh i Italisë. Mark Markez i ka mjaft të karikuara bateritë…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!