Juve dikton ndaj arabëve të Al Ain, Grupi A sot me raundin e dytë

FIFA Kupa e Botës për Klube luajti gjatë mengjesit të sotëm dy takime ndërsa gjatë ditës në program janë dhe dy takime të tjera. Paçuka- Salsburg (Grupi H) ndeshja e orës 00:00 përpos peripecitë me ndalesën e ndeshjes për shumë minuta (kushte të prezencës së tornadës) dhuroi në fund shifrat 1-2 për austriakët.

Ndërkohë në 03:00 ishte radha e ndeshjes Al Ain (UAE)- Juventus. Kjo sfidë u dominua totalisht nga bardhezinjtë italianë teksa fituan me shifrat 0-5.

Për të vijuar me dy ndeshjet e sotme të raundit të dytë të Grupit A; atë të orës 18:00 teksa në ‘MetLife Stadium’ nën arbitërimin e anglezit të njohur Entoni Tejlor zhvillohet takimi i dytë i Grupit A Palmerias-Al Ahli (EGY).

Po në këtë grup në orën 21:00 Inter Majemi-Porto. Ky takim i është besuar kilianit Kristian Garaj dhe zhvilohet në ‘Mercedes-Benz Stadium’ (Atlanta).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!