Inter Majemi përmbys Porton, vendos perla e Mesit

Porto, ka zbarkuar në Atlanta për ndeshjen me Inter Majemi pas një odiseje të papritur nga Newark: plot 5 orë në aeroplan.

Përfundon raundi i dytë i Grupit A të FIFA Kupa e Botës për Klube. Pas fitores 2-0 të Palmeiras ndaj egjiptianëve Al Ahli, Inter Majemi arrin një fitore të madhe duke mposhtur pak më parë Porton 2-1.

Në minutën e 7-të, VAR i kërkon gjyqtarit të shqyrtojë një faull të mundshëm nga Alen ndaj Zhoao Marios në zonë: penallti për Porton, Samu Aggehowa gjuan nga 11 metra larg, Ustari kupton dhe prek topin por pa mundur ta ndalë.

Loja është e gjallë nga të dyja palët dhe Suarez ka disa raste, të krijuara nga Mesi, të cilat nuk arrin t’i shfrytëzojë. Varela godet shtyllën për Porton, por në pjesën e dytë është një histori tjetër dhe Inter Majemi shënon dy herë për të mbyllur 2-1.

Në minutën e 47-të, Ueigandt kroson te Segovia, i cili lëshon një gjuajtje të fuqishme që barazon rezultatin. Më pas, në minutën e 54-të, gjeniu Mesi me një goditje dënimi nga jashtë zone shënon një supergol për 2-1. Në fakt kjo është vula e 68-të nga një goditje dënimi nga kampioni argjentinas, i cili tani qëndron në -2 nga Pele në këtë tregues dhe -9 nga rekordi i të gjitha kohërave i Zhuninjo.Me këtë fitore, Inter Majemi ngjitet në krye me pikë të barabarta me Palmeiras në 4 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!