Gatuzo del për herë të parë para mediave si trajner i Italisë

Aventura e re e Xhenaro Gatuzos si trajner i Italisë filloi me një fluturim nga Malaga në Romë (Fiumicino), duke marrë përsipër drejtimin e Axurrëve të lënë nga Spaleti (i shkarkuar). Ish- futbollisti i Milanit dhe Italisë duket se ka marrë përsipër garën në procesin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026, tashmë të komplikuar nga humbja 3-0 në Norvegji.
Sipas programit takimi prezantues dhe konferencat e zakonshme kanë nisur që në orën 11:00, me Gatuzon që u paraqitet para shtypit në sallën e konferencave të Hotel Parco dei Principi. Në krah presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, dhe kreu i delegacionit italian, Xhixhi Bufon.
Pas prezantimit nga kreu i FIGC Gravina, Gatuzo mori fjalën teksa paraprakisht tha. “Është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj se jam në gjendje ta përballoj. E di që detyra nuk është e lehtë, por nuk ka asgjë të lehtë në jetë. Unë dhe stafi im e dimë se ka shumë punë për të bërë, por gjithashtu e dimë se mund të bëjmë një punë të mirë. Ka pak për të folur dhe shumë për të punuar. Mendoj se lojtarët janë aty dhe thjesht duhet t’i vendosim në gjendjen më të mirë që të japin maksimumin. Qëllimi është ta rikthejmë Italinë në Kupën e Botës sepse është thelbësore për futbollin dhe kombin tonë”.