Dinamo peshkon skuadrën jo favorite, Vllaznia rrezikon Malishevën

Dinamo u përball me shortin e radhës pasi dje ajo mësoi se Drogeda rivali i mbetur u përjashtua nga shorti i këtij edicioni me blutë që kaluan direkt në turin e dytë. Shkak u bë Grupi Trivela i cili është pronarë jo vetëm te irlandezët por dhe te Silkeborg në Danimarkë. UEFA për shkak të rregullave mbi pronësinë e shumëfishtë të klubeve, e eleminoi Drogedan nga gara.

Ndërkohë sot skuadra e Ilir Dajës mësoi rivalin që do të ketë përballë në raundin e dytë të Conference League. Sërish fati i rezervoi një ekip jo me potenciale si Rapid, Jagiellonia dhe Universitatea Kraiovës.

Dinamo do të përballet me fituesin e çiftit Dudelanzh-Atletik d’Eskaldes. Sigurisht që një short më i favorshëm, pasi këto skuadra vijnë nga kampionate si Andorra e Luksemburgu.

Sakaq, Vllaznia dhe Partizani kanë mësuar gjithashtu kundërshtarët e mundshëm në raundin e dytë të Conference League, nëse arrijnë të kalojnë fazën e parë kualifikuese.

Nëse Vllaznia eliminon Daugavpils, në raundin e dytë do të përballet me fituesin e çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Rejkjavik (ISL).

Raundi i dytë eventual për Partizanin, vjen ndaj fituesit të çiftit St. Patrick’s (IRL) – FC Hegelmann (LTU).

E vështirë për Egnatian, gjithnjë në rast se eliminohet nga islandezët e Breidablik në raundin e parë të Champions League. Kalimi në raundin e dytë të Conference League, e vendos me humbësin e çiftit Ludogorets (BUL) – FC Dinamo Minsk (BLR).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!