Egnatia shortohet me islandezët e Breidablik

Sot në orën 14:00 u hodh shorti i turit të parë kualifikues në Champions League 2025/2026. Egnatia mësoi rivalin në këtë tur duke peshkuar Breidablik të Islandës.

Sakaq dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre në këtë tur do të jenë respektivisht Diferdange (Luksemburg) dhe Nju Seints (Nells).

Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Egnatia dhe Drita i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.

Ndërkaq në Nion, ishte i pranishëm edhe presidenti i Egnatias Agim Demrozi dhe drejtori Klejdi Zenelaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!