Dita e verdikteve, Euro U21 me katër duele

Në Sllovaki aty ku po zhvillohet Euro U21 sot është radha e ndeshjeve të treta në grupe. Do të luhet në dy fasho oraresh ndërsa dy takime janë programuar për në orën 18:00 dhe dy të tjera në orën 21:00.
Grupi C ofron sfidat e pasdites: Francë U21- Poloni U21 dhe Gjeorgji U21- Portugali U21. Tre skuadra luanjë për dy vende. Franca, Portugalia kanë nga 4 pikë ndërsa Gjeorgjia 3 pikë. Polonia e eleminuar.
Ndërkohë në orën 21:00 dy sfidat e Grupit A. Në fushë do të jenë Spanjë U21- Itali U21 dhe Rumani U21- Sllovaki U21. Te ky grup verdiket janë dhënë që në raundin e dytë pasi Spanja dhe Italia janë kualifikuar (sot luhet vepëm për të përcaktuar skuadrën e parë apo të dytë). Situatë analoge dhe te Rumani- Sllovaki me vendasit sllovakë që krërkojnë të mbyllin me nder kompeticionin.