Staron Botërori për Klube FIFA, nis me …Mesin

Nis këtë mesnatë (02:00) edicioni i parë i Kupës së Botës për Klube FIFA në stadiumin Hard Rock në Majemi. Në fazën e grupeve, 32 ekipet (për herë të parë me aq skuadra) janë të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secila:
Ndërkohë dy ekipet e para në secilin grup kualifikohen për fazën eliminatore, ku përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje të vetme (nuk ka ndeshje eliminatore për vendin e tretë). Në rast të barazimit të pikëve, kriteri kryesor do të jetë diferenca e golave.
Pjesëmarrësit dhe grupet e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.
Grupi A: Palmeiras (Brazil), Porto (Portugali), Al-Ahli (Egjipt), Inter Majemi (Shtetet e Bashkuara).
Grupi B: PSG (Francë), Atletiko Madrid (Spanjë), Botafogo (Brazil), Siatëll Sounders (Shtetet e Bashkuara).
Grupi C: Bajern Mynih (Gjermani), Okland Siti (Zelanda e Re), Boka Zhuniors (Argjentinë), Benfika (Portugali).
Grupi D: Flamengo (Brazil), Esperance Tunis (Tunizi), Çelsi (Angli), Los Anxheles FC (SHBA).
Grupi E: River Plejt (Argjentinë), Urava Red Diamonds (Japoni), Monterrej (Meksikë), Inter (Itali)
Grupi F: Fluminense (Brazil), Borusia Dortmund (Gjermani), Ulsan (Kore e Jugut), Mamelodi (Afrika e Jugut).
Grupi G: Mançester Siti (Angli), Vydad Kasablanka (Marok), Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe), Juventus (Itali).
Grupi H: Real Madrid (Spanjë), Al-Hilal (Arabia Saudite), Paçuka (Meksikë), Salzburg (Austri).