“Eagle Cup”/ Vllaznia mund Veronën në “Shtëpinë e Futbollit” dhe fiton trofeun

Vllaznia fiton të gjithë trofetë e turneut dhe shkon në ‘Viareggio’

Vllaznia U19 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka triumfuar mbrëmjen e sotme në finalen ndaj homologëve të Hellas Verona duke fituar me rezultatin 1-0, teksa goli i Gerald Kubazit i ka dhënë trofeun e “Eagle Cup” ekipit shkodran. Gerald Kubazi teksa është afruar te skuadra A përpos golit të shënuar mori dhe Çmimin si ‘Lojtari më i Mirë’ por dhe goleadori i turneut.

Tashmë ata do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në turneun prestigjioz “Viareggio Cup” ku kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë pas triumfit në aktivitetin e zhvilluar në vendin tonë.

“Eagle Cup” u zhvillua për herë të parë në Shqipëri me angazhimin nga Fondacioni “AlbItSol” në bashkëpunim me FSHF. Në turne garuan 8 ekipe nga vende të ndryshme. Vllaznia U19 si fituese e këtij turneu, ka fituar të drejtën për të marrë pjesën në turneun e “Viareggio Cup” i cili zhvillohet çdo vit në Itali me pjesëmarrje nga i gjithë globi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!