Tirana, Partizani dhe Dinamo/ Kryeqytetaset në ‘ndërtim’

Dinamo me Dajën në timon po përgatitet në Ohër teksa po bën gati jo vetëm përgatitjet për turin e parë të Conference League por dhe garën e kampionatit të ri. Afrimi i Klaus Gjasulës konsiderohet jetike për vetë eksperiencën e ish lojtarit kuqezi. Më herët janë afruar sulmuesi Florenc Farruku dhe mbrojtësi i Dukagjinit Faton Neziri. Në bord të bluve janë kthyer nga angazhimi me Shqipërinë mbrojtësi Naser Aliji dhe sulmuesi Baton Zabërgja (Kosova).
Partizani ka shkrirë ‘akujt’ me afrimin e Xhuliano Skukës dhe azerbajxhanasin Vusal Isgandarli teksa po insistohet edhe për shkodranin Geralb Smajli. Kjo ka bërë që të larguarit e fundit nga Partizani, David Domgjoni, Anteo Osmanllari dhe Gjelbrim Taipi të ‘rekuperohen’ shpejt. Të kuqtë me Skënder gegën në krye presin me ankth rivalin e Ligës së konferencës me 17 qershor.
Tirana nuk po ndryshon shumë në…hyrje. Bardheblutë pasi shpëtuan sezonin në takimin play out janë ende me misionin e largimëve. Në fakt ende nuk është zyrtarizuar drejtori i ri sportiv dhe ndoshta kjo ka bërë që gjërat të ecin ngadalë. Pa shtuar këtu faktin se Tirana nuk merr pjesë në Europë. Të larguarit janë porteri Romeo Harizaj, sulmuesit Fatmir Prengaj dhe Akileu Ndreca (pranë Prishtinës) por dhe Admir Bajroviç duket rrugës. Por nuk përfundon këtu. Lojtarë të tjerë janë në shënjestër për t’u larguar. /Sportiim.al/