Sebia ndryshon kurs, pret Shqipërinë në Beograd

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin e Crvena Zvezda-s, “Rajtko Mitic” me kapacitet 51,775 ulëse.

Mësohet se Federata e Futbollit e Serbisë ka ndryshuar kurs sa i takon vendit ku do të presë Shqipërinë në duelin e ardhëshem. Ishte folur se serbët do takoheshin me kuqezinjtë në Leskovac por ky takim i nxehtë do të luhet në Beograd.

Ata kanë zyrtarizuar sot vendimin, për të pritur Shqipërinë në stadiumin “Rajko Mitiç”. Një lëvizje aspak e mirë për ekipin tonë që sikundër pritej ishte më e qetë nëse do përballeshin larg kryeqytetit serb.

Ky impiant ka rreth 52 mijë vende. Pikërisht në këtë stadium ata do të presin më parë Anglinë ndërsa me 11 tetor është radha e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!