Maget shënon gol në duelin për në La Liga, Santander eleminohet, finale Mirandes- Oviedo

Ish mesfushori i Partizanit gjën golin e parë me skuadrën spanjolle por në fund Racing eleminohet

Në ndeshjen e kthimit ndaj Mirandes skuadra e Racing Santander arriti të barazojë shifrat me Guaje Maget duke mbajtur gjallë shpresat për një finale për biletën e fundit në La Liga. Ndeshja e parë përfundoi 3-3 ndërsa pas pjesës së parë në këtë takim të dytë rezultati qëndron 1-1.

Ndërkaq fituesi i këtij dueli gjysmëfinal ndeshet me finalisten Real Oviedo e cila kaloi me dy takime Almeria (1-1 dhe 1-2). Bileta e fundit e La Liga-s zhvillohet me 26 qershor. Tani pas duelit Mirandes- Santander 4-1, finalja përbëhet nga Mirandes- Oviedo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!