Kriza/ De Zerbi: Italia nuk ka nivelin e Spanjës dhe Francës

Analiza e Roberto De Zerbit trajnerit italian të Olimpik Marsejë për krizën që po kalon ekipi kombëtar për një kohë shumë të gjatë është e qartë, e ashpër dhe realiste.
“Është një periudhë në të cilën po përpiqemi të prodhojmë lojtarë të një niveli të caktuar – shpjegoi trajneri, i ftuar në ‘Supernova’, podcast-in e Alessandro Cattelan -. Me siguri që po gabohet. Unë nuk jam askush për të thënë se i kujt është faji, sigurisht jo të gjithë trajnerët që po zëvendësojnë me radhë”.
“Në planin afatgjatë mendoj se nuk është më koha e Totit, Del Pieros, Inzagit, Montelës ose Vierit, në të cilën nuk dije se kë të zgjidhje – shtoi trajneri, duke krahasuar të shkuarën për të shpjeguar më mirë konceptin.
Tani Franca dhe Spanja i kanë këto gjëra. Por Italia jo”. “Italia ka disa lojtarë të fortë si Barela, Bastoni, Tonali dhe Lokateli. Megjithatë, është një periudhë në të cilën nuk jemi në gjendje të prodhojmë një nivel të caktuar. Unë me të vërtetë mendoj se niveli aktual është i ulët”.