Euro U21 në Sllovaki/ Dita e dytë, katër duele programi…

Euro U21 i cili nisi dje me katër takime në Sllovaki, ecën sot me po katër duele për grupet B dhe D. Do të nisë Ukrainë-Danimarkë (Grupi D) e cila sipas UEFA-s është programuar të luhet në Presov duke nisur nga ora 18:00.
Në mbrëmje (21:00), radha e takimit tjetër e Grupit D Finlandë-Holandë si dhe e dy përballjeve të Grupit B; Çeki- Angli (në Dunajska Streda) dhe Gjermani-Slloveni (në Nitra).
Euro U21, faza finale në Sllovaki:
12 qershor 2025 ora 18:00
Ukrainë-Danimarkë
21:00
Republika Çeke- Angli
Gjermani- Slloveni
Finlandë- Holandë/Sportiim.al/