Do njihet ‘Trent’, futbollisti anglez prezantohet te Los Blancos

Sikundër Real Madrid kishte njoftuar, sot u zhvillua prezantimi zyrtar i afrimit më të ri te Merengues, Trent Aleksandër-Arnold. Pas axhendës me takime, vizita e firmë, kampioni i Liverpulit doli para mediave teksa për herë të parë foli për klubin e tij të ri, Real Madrid.

Me një spanjishte shumë të mirë (dukej i mësuar përmendësh, por jo më pak i lavdërueshëm për këtë), Trent Aleksander-Arnold foli gjatë ceremonisë zyrtare të prezantimit si lojtar i ri i Real Madridit:

“Nënshkrimi për Real Madridin nuk ndodh çdo ditë… është një ëndërr e bërë realitet. E di që të luash për këtë klub është një përgjegjësi e madhe, por jam gati”, tha ai me bindje të madhe.

Do të mbajë numrin 12 ndërsa në bluzë do të shkruhet vetëm ‘Trent’. Kjo pasi klubi i Realit dhe Spanja kanë disa rregulla ndryshe nga Anglia sa i përket numrave (deri në 25) dhe numrit të karakterëve (deri në 11).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!