Botërori i Klubeve tundon Botën, trofe i ‘lëvizshëm’, fitime marramendëse

 Gjatë prezantimit të trofeut gjatë marsit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i tregoi presidentit të SHBA, Donald Tramp, se si ky trofe unik hapej me çelës…

Nëpërmjet çelësit, vihej në lëvizje mekanizmi i cili e kthen trofeun në një glob të improvizuar, një mekanizëm i cili mahniti Tramp. Presidenti nuk e fshehu çudinë për këtë risi të FIFA-s për aktivitetin që zhvillohet nga kjo fundjavë në vendin e tij.

Çmime të jashtëzakonshme për Kupën e Botës për Klube që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara nga 14 (15 qershor me orën europiane) qershori deri më 13 korrik. Fituesit e Kupës së Botës do të fitojnë deri në 125 milionë dollarë, afërsisht 116 milionë euro. Kjo u njoftua nga FIFA. Ky edicion do të jetë i pari me formatin e ri prej 32 ekipesh, duke përfshirë kampionët në fuqi të garave kryesore të konfederatave të katër viteve të mëparshme.

“Modeli i shpërndarjes së Kupës së Botës për Klube FIFA pasqyron kulmin e futbollit të klubeve dhe përfaqëson çmimin më të madh të dhënë ndonjëherë në një turne futbolli, me një fazë grupesh me shtatë ndeshje dhe një format play-off, duke siguruar një çmim potencial prej 125 milionë dollarësh për fituesit”, tha presidenti i FIFA-s, italo-zviceriani Xhani Infantino.

“Përveç çmimit për ekipet pjesëmarrëse, ekziston një program investimi solidariteti i paparë, me qëllim kontributin e 250 milionë dollarëve shtesë për futbollin e klubeve në të gjithë botën. Ky solidaritet padyshim do të japë një shtysë të konsiderueshme për përpjekjet tona të vazhdueshme për ta bërë futbollin vërtet global.”

Shuma totale e çmimit do të arrijë në 1 miliard dollarë, e ndarë në një komponent të performancës sportive prej 475 milionë dollarësh dhe një komponent të pjesëmarrjes prej 525 milionë dollarësh.

Shpërndarja e komponentit të performancës është si më poshtë:

2 milionë dollarë për një fitore (vetëm në fazën e grupeve);
1 milion dollarë për një barazim (vetëm në fazën e grupeve);
7.5 milionë dollarë për arritjen në raundin e 16-të;
13.125 milionë dollarë për arritjen në çerekfinale;
21 milionë dollarë për arritjen në gjysmëfinale;
30 milionë dollarë për finalistin;
40 milionë dollarë për fituesin.
Për pjesën e pjesëmarrjes:
Klubet evropiane: midis 12.8 dhe 38.2 milionë dollarësh bazuar në një renditje të bazuar në kritere sportive dhe komerciale;
Klubet e Amerikës së Jugut: 15.2 milionë dollarë;
Klubet e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve: 9.5 milionë dollarë;
Klubet e Azisë 9.5 milionë dollarë;
Klubet e Afrikës: 9.5 milionë dollarë;
Klubet e Oqeanisë: 3.6 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!