Ronaldo në dilemë, Al Nasr ofron kushte për të qëndruar

Spas portalit të njohur Tuttomercatoweb, Kristiano Ronaldo është gati të qëndrojë te Al Nasr edhe pas përfundimit të kontratës. Në fakt, është klubi saudit, pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm të kampionit portugez, që nuk ka ndërmend ta lërë të shkojë…

Në një mënyrë, sauditët kanë premtuar të bëjë gjithçka që është e mundur për ta bindur 5 herë Topin e Artë të qëndrojë. Hapi i parë është padyshim forcimi i skuadrës për të synuar të fitojë disa tituj, diçka që CR7 nuk ka arritur ta bëjë kurrë deri më tani në aventurën e tij aziatike.

Midis lojtarëve të synuar janë Luis Diaz – sulmuesi kolumbian i Liverpulit, i cili është gjithashtu në interes të Barcelonës – dhe David Hancko, mbrojtësi qendre i Fejnord në Eeredivisie. Përveç kësaj, klubi thuhet se ka vendosur tashmë të nënshkruajë një mesfushor të klasit botëror, emri i të cilit ende mbetet pezull.

Garancitë e PIF janë aty dhe në të njëjtën kohë Al Nasr do të duhet të lërë të lirë disa lojtarë që nuk kanë performuar sipas pritjeve: ata që mund të thonë lamtumirë janë Sadio Mane, Marcelo Brozoviç, Otavio dhe Ajmerik Laporte./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!