Nexhipi kthehet te Ballkani, klubi: Shkruajmë etapa të tjera

Pas largimit nga Shkupi në Maqedoninë e Veriut, ish futbollisti i Partizanit, tani në rolin e drejtorit sportiv Nderim Nexhipi i bashkohet Ballkanit në Suharekë.

Njoftimi i klubit:

Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,

Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.

Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.

Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi

Na priftë e mbara, kampion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!