Euro U17/ Shqipëri- Portugali hap fazën finale në “Arena Kombëtare”

Nis aventura historike për Kombëtaren e Shqipërisë U17. Pikërisht sot në orën 18:00 kuqezinjtëe vegjël të drejtuar nga Andrea Tedesko do të luajnë përballë gjigandëve portugezë U17 të cilët e kanë fituar këtë kompeticion plot 6 herë.
Në ‘Arena Kombëtare’ teksa pritet dyndje e tifozerisë kuqezi në shkallë, ky duel i Grupit A pritet me interes të madh. Eventi i organizuar nga UEFA në tokën shqiptare risi absolute ndërsa pritshmëritë e këtij grupi lojtarësh të kësaj grupmoshe mbetën mister.
Gjithësesi Tedesko tha dje në konferencë shtypi se Shqipëria do të futet në fushë për të dhënë maksimumin. pavarsisht emrave të tilëësi Portugalia sot e më pas Franca e Gjermania.
Sakaq në orën 20:00 në Elbasan Arena përballja tjetër e Grupit A mes Gjermanisë dhe Francës.