Kristal Palasë në histori, fiton FA Cup

Finale FA Cup në “Wembley”: Kristal Palasë- Mançester Siti 1-0 (Eze 16′)
Skuadra londineze e Kristal Palasë fitoi pak minuta më parë trofeun më të vjetër në Angli, FA Cup. Me një gol të shënuar nga Eze në minutën e 16-të ekipi i asutriakut Oliver Glasner i’a doli të qëndojë i pathyer nga Mançester Siti deri në fund.
Një sukses i jashtëzakonshëm i Kristal Palasë i cili vjen pas 120 viteve. Në fushë Siti bëri gjithçka për të barazuar. Madje humbi dhe një penallti me Marmush (36′) të pritur nga porteri i dalluar Dean Henderson. Në fakt, Palasë goditi edhe me një gol tjetër në pjesën e dytë por që më pas u vlerësua i parregullt.
Kështu festa e madhe e londinezëve ndërsa do të luajnë në Europa League, mbyll dhe një kapitull të errët për Mançseter Sitin i cili nuk arriti të fitojë asgjë këtë sezon./Sportiim.al/