Vendimet e Disiplinës prekin incidentet te moshat

- Çeljen e hetimit disiplinor në lidhje me incidentet e ndodhura pas ndeshjes KF Teuta U-19 kundër KF Tirana U-19.
- Zyrtari i FC Albanet U-16, Amarildo Hoti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Albanet U-16, Besjan Metalia, per sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KFF Gramshi, Andrit Bici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- FC Albanet U-13, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tirane kundër Don Bosko Academy U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE si dhe nenit 16/7 të Rregullores së Aktivitetit të SHRFT, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Don Bosko Academy U-13, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë kundër FC Albanët U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE si dhe nenit 16/7 të Rregullores së Aktivitetit të SHRFT, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
- Zyrtarja e KF Egnatia Femra U-13, Rabie Tota, për shkelje të parimeve fair-play dhe rregullave themelore të sjelljes së mirë si dhe sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Egnatia Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-13 Femra, Zona Rajonale Tiranë, kundër Astiri A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.