Rogliç fanella ‘rozë’, Huan Ajuzo fiton etapën e shtatë në Giro d’Italia

Etapa e shtatë malore: Kastel di Sangro-Taliakozo 168 km i shkon spanjollit

“Podiumi nuk më mjafton. Në Xhiron e Italisë kam ardhur për të fituar. Dua të jem Karlos Alkarazi i çiklizmit”. Kështu deklaronte ditë më parë çiklisti spanjoll 23 vjeçar Huan Ajuzo. Sot në etapën e shtatë të Giro d’Italia, ai i’a doli të triumfojë në ‘malore’. Ky triumf bëri që ai të kapë vendin e dytë pas Primozh Rogliç me vetëm 4 sekonda.

Përmbledhja:

Përfundimi i parë në ngjitje nuk shkakton shumë dëme, por jep disa tregues të rëndësishëm për klasifikimin e përgjithshëm. Rogliç fluturon për të veshur fanellën rozë, duke ia marrë atë Mads Pedersenit, por në Tagliacozzo shkëlqen Ajuzo. Spanjolli që garon për ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe gjen fitoren në ngjitje me një sprint vdekjeprurës teksa kishin mbetur dhe 500 metra. I dyti është meksikani, shoku i tij i skuadrës Del Toro, i treti është kolumbiani Bernal që lë prapa Rogliç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!