Emëroi Ançelotin trajner, Gjykata shkarkon Presidentin e Federatës së Brazilit

Gjykata e Drejtësisë në Rio de Zhaneiro, në një vendim të gjyqtarit Gabriel de Oliveira Zefiro, urdhëroi shkarkimin e Ednaldo Rodrigues nga presidenca e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF).
Posti i përkohshëm iu dha zëvendëspresidentit Fernando Sarney, me një kërkesë për të mbajtur zgjedhje “sa më shpejt të jetë e mundur”. Rodrigues, i cili këtë javë emëroi trajner të kombëtares braziliane Karlo Anelotin, u rizgjodh në mars për të shërbyer deri në vitin 2030.
Ishte Sarney ai që i kërkoi gjykatës të shkarkonte Rodrigues. Gjyqtari e shpalli marrëveshjen që validonte mandatin e parë të Rodrigues të pavlefshëm dhe vendosi që pa të, Rodrigues nuk do të kishte qenë i kualifikuar për të kandiduar për një mandat të dytë. Vendimi mund të apelohet.
